Caktohet takimi për ta vendosur fatin e sezonit në Serie A

  • 18 April 2020 - 21:37
Caktohet takimi për ta vendosur fatin e sezonit në Serie A

Ministri italian i Sportit, Vincenzo Spadafora, e ka thirrur një takim me drejtuesit kryesore të futbollit italian për të mërkurën, për ta diskutuar mundësinë e rinisjes të kampionatit të Serisë A.

Planet për ta rinisur kampionatin tashmë janë duke u bërë dhe Federata e Futbollit e Italisë ka kërkuar që klubeve t’u lejohet t’i rinisin seancat stërvitore, të cilat u ndalën pasi filloi përhapja e madhe e koronavirusit.

Tani, Ministri i Sportit Spadafora ka thirrur një videokonferencë me presidentët e Federatës së Futbollit, Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, Shoqatën e Futbollistëve Italianë, Shoqatën e Gjyqtarëve Italianë, Federatën e Mjekëve Sportivë dhe anëtarët e komitetit të vet shkencor.

Takimi është caktuar për të mërkurën, 22 prill, dhe pas diskutimit, tifozët do ta kenë më të qartë fatin e këtij sezoni 2019/20 të Serisë A.

Futbolli në Itali ka qenë i pezulluar që nga 10 marsi dhe stërvitjet nuk mund të rinisin deri më 3 maj, kur skadon dekreti i qeverisë për karantinë.

Kur të kenë filluar stërvitjet, me testime të rregulla për virus, lojtarët do të mbahet në grupe të vogla dhe do të respektohen rregullat për mbajtjen e distancës, përderisa ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Italisë pritet të jenë të parat që do të zhvillohen.

Këto ndeshje mund të zhvillohen më 27 deri më 31 maj dhe mund të luhen nëpër stadiume neutrale prapa dyerve të mbyllura, në Stadio Olimpico në Romë.

Ndeshjet e para veçse janë zhvilluar, Milani barazoi 1:1 me Juventusit dhe Interi u mposht 1:0 nga Napoli.

Ndërsa, Serie A pritet të vazhdojë nga 2 apo 3 qershori. 

(Kosova Sot Online)