Wanda ngopet me pyetje rreth Icardit: Mauro ka Instagram, pyeteni atë

  • 19 April 2020 - 09:58
Wanda ngopet me pyetje rreth Icardit: Mauro ka Instagram, pyeteni atë

Duke se Wanda Nara është lodhur duke marrë pyetje për bashkëshortin dhe klientin e vet, Mauro Icardin, pasi ka bërë thirrje që t’u jepet fund thashethemeve për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Icardi e ka kaluar këtë sezon i huazuar nga Interi në Paris Saint-Germain dhe pritej që të nënshkruante kontratë me klubin parisien në fund të sezonit për ta kompletuar kalimin në Ligë 1 nga Serie A.

Megjithatë, thuhet se Wanda i ka informuar PSG-në se Icardi do të rikthehet në Itali te Interi në fund të sezonit.

Wanda u fut drejtpërdrejt në Instagram me të birin dhe u vërshua me pyetje për Icardin.

“Mauro eja këtu, Mauro shko atje.. nuk dua më pyetje futbolli për Icardin”, tha ajo.

“Mauro ka profil në Instagram. Mund ta pyesni atë drejtpërdrejt për të ardhmen”, shtoi ajo.

“Sa pyetjet për Icardin, Zot!”

Javët e fundit është raportuar se Atletico Madridi dhe Juventusi e dëshirojnë 26-vjeçarin.

(Kosova Sot Online)