Totti: Nuk shkel në qendrën stëvitore të Romës sa të jetë Pallotta, qaj kur shkoj aty

  • 19 April 2020 - 12:46
Totti: Nuk shkel në qendrën stëvitore të Romës sa të jetë Pallotta, qaj kur shkoj aty

Nga shtëpia e tij ku po rri në izolim në Romë, Francesco Totti ka zhvilluar një bisedë live në rrjetet sociale me ish sulmuesin italian Luca Toni, ku ka treguar ndër të tjera se tërheqjen nga futbolli ia kishin imponuar në një moment jo të duhur.

“Nuk doja të tërhiqesha, pasi isha mirë fizikisht dhe e ndjeja këtë. Natyrisht që nuk mund të luaja të gjitha ndeshjet dhe as nuk e pretendoja këtë, por kur zbrisja në fushë, e ndjeja që isha mirë, vrapoja dhe ndihmoja skuadrën shumë”, tha Totti.

Legjenda e klubit verdhekuq më pas tregoi se ka prishur tërësisht marrëdhëniet me pronarin e klubit, James Pallotta dhe se pas 30 vitesh histori me Romën, tani nuk futet më as në qendrën sportive në Trigoria.

“Kur mendoj se pas 30 vitesh histori me Romën, nuk mund të futem as në Trigoria, ndonjëherë më vjen të qaj. Shkoj çoj tim bir atje dhe rri jashtë kangjellave, ku takoj edhe miqtë e shumtë që kam. Megjithatë nuk mund të hyj aty, të paktën deri sa të jetë Pallotta te Roma”, deklaroi Totti.

(Kosova Sot Online)