Zaniolo: “Lëndimi më ka ndihmuar të rritem”

  • 19 April 2020 - 16:57
Zaniolo: “Lëndimi më ka ndihmuar të rritem”

Çdo e keqe e ka edhe një të mirë.

Talenti italian i Romës, Nicolò Zaniolo, këputi ligamentet vitin e kaluar, duke ia humbur sezonin me Romën, por vetëm 1% kishte shanse edhe që të realizonte ëndrrën fëmijërore, të luajë në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, Euro 2020 u shty shkaku i koronavirusit, ashtu si edhe sezoni në Serie A, çka do të thotë se ai mund të luajë disa sfida kur në qershor të rinisë gjithçka siç po parashikohet.

Zaniolo ka vuajtur shumë këtë kohë, megjithatë thotë se lëndimi i rëndë i ka ndihmuar që të rritet dhe të fitojë eksperiencë për t’u përballur me sfidat tjera të mëdha që e presin në karrierën e suksesshme që mund të ketë, duke parë talentin e tij.

Ai thotë se pothuajse është shëruar dhe shpreson të luajë sërish këtë sezon.

“S’do ta mohoj, ditët e para pas lëndimit isha i tmerruar, mezi flisja. E kuptova se ishte lëndim shumë serioz”, tha Zaniolo për Sky Sport Italia.

“E dëgjova kërcitjen ende pa rënë në tokë dhe ishte një ndjenjë e tmerrshme. Professor Mariani erdhi dhe më pa në dhomë disa ditë pas operacionit, kjo më qetësoi paksa. Gjithçka shkoi mirë, falë tij. Gjuri im po reagon mirë, po përmirësohem çdo ditë e më shumë, shpresoj të vazhdoj kështu”.

“Të luajë edhe njëherë këtë sezon? Është e mundshme, do ta isha shumë i lumtur që të përfundojë sezonin me shokët e skuadrës. Kjo eksperiencë më ka ndihmuar që të rritem. Të bën të kuptosh çfarë është e rëndësishme dhe të fokusohet në detaje”

(Kosova Sot Online)