Beckham insiston: “Ronaldo nuk është në nivelin e Messit”

  • 19 April 2020 - 17:17
Beckham insiston: “Ronaldo nuk është në nivelin e Messit”

David Beckham mendon se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë para të gjithëve, derisa asi i Barcelonës është para atij të Juventusit.

Si Ronaldo ashtu edhe Messi, kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se 10 vite.

Ata kanë fituar 11 herë së bashku Topin e Artë në 12 vitet e fundit – CR7 5 herë dhe Leo rekord historik 6 herë.

Sido që të jetë, me gjithë respektin që ish lojtari i Manchester United e Real Madridit ka për Ronaldon, Messin e ka renditur para tij.

“Ai është klas lojtar në atë mënyrën e vet speciale, është e pamundur të ketë një tjetër si ai”, u shpreh Beckham.

“Ai, ashtu si Cristiano Ronaldo, që nuk është në nivelin e tij (Messit), janë para të tjerëve”.

Ronaldo numëron mbi 700 gola në karrierë me klube dhe kombëtare, kurse Messi është afër asaj shifre, aktualisht ka 697 dhe është dy vite më i ri se CR7 – thjesht ata janë të papërsëritshëm. 

(Kosova Sot Online)