“Do të doja t’i jepja fund karrierës në Milan”

  • 19 April 2020 - 17:50
“Do të doja t’i jepja fund karrierës në Milan”

Boateng ndo të dëshironte që t’i varë atletet duke veshur edhe njëherë fanellën e Milanit

Pas disa viteve të mira në karrierë, edhe pse me luhatje, Kevin-Prince Boateng tashmë ka nisur të mendojë për pensionimin.

Ai do të dëshironte që këtë ta bëjë në “klubin e zemrës”, Milan, por meqë është e vështirë të ndodhë, atëherë më lehtë mund ta bëjë te Hertha Berlin.

“Do të doja ta përfundoja karrierën te Hertha Berlin, atje ku gjithçka filloi”, tha Boateng.

“T’i japë fund mes duartrokitjeve të mëdha në fushë nga i gjithë Olympiastadion, është objektivi im”.

“Por, nëse do të më pyesnit ku do të më pëlqente të kthehesha, gjithmonë do të them Milan. Milan gjithmonë ka qenë ekipi i zemrës sime”.

Boateng shijoi dy epoka të ndrshme te Milan mes viteve 2010 dhe 2016, etapa e parë ishte më e suksesshme pasi fitoi Scudetton në vitin 2011. 

(Kosova Sot Online)