Beckham: Ishim duke fituar, por kur Messi hyri në lojë…!

  • 19 April 2020 - 18:06
Beckham: Ishim duke fituar, por kur Messi hyri në lojë…!

David Beckham, ish-futbollisti i famshëm i Manchester United, Real Madridit etj… ka folur me superlativa për Lionel Messin.

Teksa zgjodhi mes Leos dhe Cristiano Ronaldos, duke e konsideruar argjentinasin të një tjetër niveli – për të treguar madhështinë e Messit, Beckham kujtoi një ndeshje e cila ndryshoi rrjedhë sapo Leo u fut në fushë.

Ai kujtoi një ndeshje në Ligën e Kampionëve në vitin 2013, kur Beckham ishte te Parisi.

PSG dhe Barcelona u përballen në çerekfinale, me skuadrën franceze që u eliminua për shkak të vlerës së golit mysafirë.

“Ne po udhëhiqnim ndaj Barcelonës, para se të vinte Messi, por, sapo ai hyri, Barcelona shënoi. Megjithëse më pëlqeu të luaja në atë nivel në moshën time, nuk më pëlqente të humbas. Skuadra jonë luajti mirë. Në të dy ndeshjet, ne bëmë gjëra për të cilat duhet të jemi krenarë. Nuk humbën ndaj Barcelonës dhe kjo ishte diçka që duhej të na motivonte”, deklaroi Beckham. 

(Kosova Sot Online)