Ronaldo vs Messi, kush ka më shumë het-trike dhe penallti?

  • 19 April 2020 - 21:14
 Ronaldo vs Messi, kush ka më shumë het-trike dhe penallti?

Ronaldo  dhe Messi kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se 10 vite. Ata kanë fituar 11 herë së bashku Topin e Artë në 12 vitet e fundit – CR7 pesë herë dhe Leo rekord historik gjashtë herë

Futbolli do të jetë më ndryshe pa Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Ata e kanë rivalizuar njëri-tjetrin për më shumë se 10 vite duke luftuar për çdo gjë në botën e futbollit.

Ata kanë thyer rekorde të shumta dhe ka shënuar gola njëri 725 deri më tani (Ronaldo) e tjetri 697 (Messi).

Por, a e dini kush ka më shumë het-trike dhe kush ka ekzekutuar më shumë penalltitë?

Ronaldo ka realizuar më shumë het-trike në histori të futbollit, por edhe penallti.

Ai numëron 56 het-trike me Portugalinë, Sportingun, Unitedin, Realin dhe Juventusin, derisa Messi numëron 54 me Argjentinën dhe Barcelonën.

CR7 gjatë karrierës deri më tani ka ekzekutuar 121 penallti, ka dështuar 23 herë.

Në anën tjetër, Messi ka ekzekutuar 88 penallti, ka gabuar 22 herë.

Messi dhe Ronaldo shihen si dy më të mirët në histori, por cili është më i miri? Kjo pyetje është bërë ndër vite dhe do të behet edhe pas pensionimit të tyre, që do të marrë përgjigje nga më të ndryshmet.

(Kosova Sot Online)