Messi, 118 ndeshje më pak se Ronaldo, por një gol më shumë!

  • 19 April 2020 - 22:05
 Messi, 118 ndeshje më pak se Ronaldo, por një gol më shumë!

Ronaldo është krenar me faktin se ka më shumë gola se Messi në përgjithësi, por në anën tjetër ka humbur teren me gola  në karrierë vetëm për klube.

Edhe pse me 118 ndeshje më pak të zhvilluar sesa Cristiano Ronaldo, Lionel Messi ka shënuar një gol më shumë ne karriere per klube.

Me fanellën e Barcelonës, Leo ka shënuar 627 gola me fanellën e Barcelonës, një më shumë se Ronaldo që ka shënuar 626 me Sportingun, Man Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

Këto 627 gola Messi i ka shënuar në 718 ndeshje, me një mesatare të frikshme për gol 0.87, kurse për të shënuar 626 gola, Roanldos i janë dashur 836 ndeshje, 118 paraqitje më shumë se Leo, kurse mesatarja e portugezit është 0.75.

Leo gjithashtu është i pari edhe për asistime, me 247 asistime, apo ndryshe 59 më shumë se Ronaldo që deri më tani në karrierë për klube ka dhuruar 192 asistime.

Rivaliteti i tyre do të vazhdojë, statistikat e frikshme do të rriten dhe do të bëhen edhe më të paarritshme, thjesht mbetet të shihet se si do të jenë numrat e tyre kur ata t’i varin atletet.

(Kosova Sot Online)