Vdes ish-futbollisti i njohur

  • 20 April 2020 - 08:47
Vdes ish-futbollisti i njohur

Ish-futbollisti i Real Madridit, Aurelio Campa, ka vdekur të dielën mbrëma në moshën 87-vjeçare.

Campa ishte mbrojtës dhe luajti rol kyç në ekipin e Real Madridit i cili i fitoi dy tituj radhazi në La Liga në vitet 1954 dhe 1955. Ai e fitoi edhe Latin Cup me Los Merengues.

I lindur në kryeqytetin spanjoll më 1933, Campa i përfaqësoi edhe ekipet e tjera si Betis, CD Badajoz, Granada dhe Las Palmas.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Real Madridi përmes një komunikate të publikuar në uebsajtin e vet të dielën në mbrëmje.

“Real Madridi, presidenti dhe bordi i drejtorëve, janë thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Aurelio Campa, i cili ishte lojtar i ekipit tonë në sezonet 1953/54 dhe 1954/55”, thuhet në njoftimin e Real Madridit. 

(Kosova Sot Online)