Sancho arrin marrëveshje me Manchester Unitedin, pas një muaji bisedimesh të fshehta

  • 20 April 2020 - 09:11
Sancho arrin marrëveshje me Manchester Unitedin, pas një muaji bisedimesh të fshehta

Manchester Unitedi beson se tani e ka në dorë superyllin anglez Jadon Sanchon, pasi thuhet se ka arritur marrëveshje personale me të.

Sipas The Sun, asi i Borussia Dortmundit është pajtuar për çdo detaj për të kaluar në Old Trafford dhe tani iu mbetet vetëm dy klubeve të bien në uji për transferimin e tij.

Edhe Chelsea e do 20-vjeçarin, por Sancho është i përkushtuar t’i bashkohet skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, tri vjet pasi u largua nga Manchester City.

Sipas Sun, Sancho është pajtuar me Unitedin për kontratën, pagën, bonuset dhe klauzolën e lartë, të cilat janë arritur pas bisedimeve të fshehta njëmujore.

Tani, i mbetet Unitedit të arrijë marrëveshje me Dortmundin për çmimin e lojtarit, i cili pritet të jetë rekord për një klub nga Britania e Madhe.

(Kosova Sot Online)