James Rodriguezit i bëhet thirrje të kalojë në Manchester United

  • 20 April 2020 - 09:51
James Rodriguezit i bëhet thirrje të kalojë në Manchester United

James Rodriguez duhet t’i bashkohet Manchester Unitedit, sipas bashkatdhetarit të vet kolumbian, Faustino Asprilla.

James nuk është i dëshiruar në Real Madrid dhe i kaloi dy sezonet e fundit i huazuar në Bayern Munich.

Asprilla beson se James duhet të synojë t’i bashkohet Unitedit, sepse gjiganti i Premierligës është klub në rritje.

“Manchester Unitedi do të ishte vendi i mirë për James. Ka kaluar kohë pa fituar trofe dhe Unitedi po mendon ta forcojë ekipin për sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai.

“Mendoj se James do të përshtatej lehtë në ekipin e United”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)