PSG-ja i do Sandron dhe Pjanicin për Icardin

  • 20 April 2020 - 13:09
PSG-ja i do Sandron dhe Pjanicin për Icardin

Paris Saint-Germain shpreson të arrijë marrëveshje shkëmbimi me Juventusin, duke ia ofruar Mauro Icardin për dyshen Alex Sandro – Miralem Pjanic.

Sulmuesi argjentinas u huazua në PSG nga Interi verën e kaluar, por duket se do të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere.

Megjithatë, gjasat që ai të kthehet në Inter janë të vogla, pasi ai nuk është në planet e klubit zikaltër dhe PSG-ja e ka opsionin për ta blerë atë për 70 milionë euro.

Sipas mediave italiane, PSG-ja pastaj do ta përdorë Icardin për t’i sjellë në klub dy yjet e Juves, Sandron dhe Pjanicin.

Gazzetta dello Sport raporton se drejtori i PSG-së Leonardo planifikon të takohet me homologun e vet te Juventusi, Fabio Paratici, për të gjetur një marrëveshje rreth kësaj çështjeje.

Klubi parisien e ka kërkuar Pjanicin edhe në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)