Shtatë klube kundër rinisjes së sezonit në Serie A

  • 20 April 2020 - 22:15
 Shtatë klube kundër rinisjes së sezonit në Serie A

Jo të gjitha klubet duan që sezoni të rinisë në Serie A.

Sic raportojnë mediat e Italisë, Torino, Sampdoria, Bologna, Parma, SPAL, Brescia dhe Udinese kanë kundërshtuar rinisjen e sezonit 2019/20.

Klubet në fjalë nuk duan të luajnë për shkak të rrezikut nga COVID-19.

Sido që të jetë, nga mbledhja e mbajtur të hënën, Serie A konfirmoi dëshirën për të rinisur sezonin dhe bëri të ditur se janë duke pritur vetëm dritën e gjelbër nga Qeveria e Italisë.

Nga Italia raportohet se stërvitjet mund të rinisin pas datës 4 maj, ndërsa sezoni i mbetur në gjysmë në javën e parë të qershorit.

(Kosova Sot Online)