PSG e Chelsea pas Donnarummas

  • 21 April 2020 - 16:58
 PSG e Chelsea pas Donnarummas

Portieri italian mund të largohet nga Milani gjatë verës pasi nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Milani gjatë verës që vjen.

Për këtë siguron e përditshmja italiane “Tuttosport”.

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për përfaqësuesin italian nuk mungon.

21 vjeçari pëlqehet nga Paris Saint-Germaini dhe Chelsea.

Kampioni francez është i gatshëm ta përfshijë portierin Alphonse Areola në këtë marrëveshje.

Kurse, klubi i Premierligës shpreson ta dërgojë portierin Kepa në “San Siro” në këmbim të portierit italian.

Sidoqoftë, Kuqezinjtë do të preferonin më shumë ta shesin Donnarumman, për të bërë para për t’u përforcuar gjatë verës.

(Kosova Sot Online)