Man Utd e shënjestron Felixin

  • 21 April 2020 - 18:38
 Man Utd e shënjestron Felixin

Talenti portugez mund t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos për t’u bërë një yll i ri në “Old Trafford”.

Manchester United ka shprehur interesim për Joao Felixin.

Klubi anglez synon që sulmuesi portugez t’i ndjek hapat e bashkëkombësit të tij, Cristiano Ronaldo, duke u bërë yll në “Old Trafford”.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi “Le10 Sport”.

Man Utd ka marrëdhënie të mira me menaxherin e Felixit, Jorge Mendes, i cili e përfaqëson edhe Bruno Fernandesin.

Prandaj, United synon ta shfrytëzojë këtë afërsi me menaxherin portugez.

Man United po planifikon ta ndërtojë një ekip të ri.

Nga ana tjetër, Atletico Madridi nuk duket i interesuar për ta shitur talentin portugez pas vetëm një viti.

20 vjeçari nuk e ka treguar veten sa duhet deri tash në “Wanda Metropolitano”.

(Kosova Sot Online)