Icardi i gatshëm t’i bashkohet Napolit

  • 21 April 2020 - 22:50
 Icardi i gatshëm t’i bashkohet Napolit

E ardhmja e Mauro Icardit është me shumë pikëpyetje, pasi sulmuesi me shumë mundësi do të largohet dhe nga PSG. Ai ka pasur përplasje së fundmi me trajnerin Thomas Tuchel dhe duket se do të rikthehet në Itali.

Interi nuk e do, por Icardi pritet të ketë një tjetër destinacion. Napoli është ekipi më i fundit që është futur në garë për të.

Trajneri Gennaro Gattuso e do, pa harruar dhe faktin se Milik është drejt largimit.

“De Laurentiis nuk ka pse të ketë pendime, pasi ka tentuar gjithmonë që të firmosë me Mauro Icardin. Për shumë arsye nuk u bë në verë, pasi Mauro nuk donte të qëndronte në Itali, por nëse Napoli do sulmues që shënon gola, Icardi është perfekt. Wanda është agjentja dhe ajo e di, por Icardi e ka pëlqyer gjithmonë një kalim te Napoli”, tha Letterio Pino një nga personat e afërt të sulmuesit për Radio Marte. 

(Kosova Sot Online)