Materazzi: Gati sa nuk e bëra në brekë gjatë botërorit

  • 22 April 2020 - 07:19
Materazzi: Gati sa nuk e bëra në brekë gjatë botërorit

Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Inter-it, ka qenë ai që ka marrë vendin e Alessanddro Nestas në Botërorin e 2006-s, pasi ish-ylli i Milanit u dëmtua gjatë ndeshjes me Republikën e Çekisë.

“Matrix” ka folur pikërisht për Nestan në një lidhje direkte në Instagram.

“Ka qenë më e lehtë të luaja me Cannavaro-n, e njihja dhe kemi qenë shokë skuadre tek Inter-i. Alessandro ishte klas i pastër, ishte pak e sikletshme të luaje me të”, ka thënë Materazzi. 

“Kur u dëmtua gjatë Botërorit, e bëra në brekë: nuk e dija nëse isha i gëzuar që do të luaja ose  jo. Për më pas ia dola”.

(Kosova Sot Online )