Ish-bashkëlojtari brazilian: Neymari s’është lider

  • 23 April 2020 - 08:36
Ish-bashkëlojtari brazilian: Neymari s’është lider

Ish-mbrojtësi i Brazilit dhe Manchester Unitedit, Rafael, i ka bërë thirrje Neymarit ta përmirësojë mënyrën se si përballet me problemet jashtë fushës së lojës, në mënyrë që të mundë t’i garantojë Brazilit sukses gjatë viteve të ardhshme.

Rafael kishte luajtur përkrah Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit në Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe që nga atëherë e ka mbikëqyrur sulmuesin e Paris Saint-Germainit.

Pasi që Brazili shpreson të ketë sukses në Kupën e Amerikës që do të mbahet verën e ardhshme dhe në Kupën e Botës 2022, Rafael shpreson se Neymari mund t’i bëjë disa ndryshime jashtë fushës së lojës për t’u siguruar që ai do të shkëlqejë për Kombëtaren kur të vijë koha.

“Neve na duhet Neymari, kjo është e sigurt. Ai na duhet neve shumë. Ai duhet të përmirësojë shumë gjëra rreth vetes jashtë fushës së lojës. Kjo është e rëndësishme për një futbollist”.

“Ai duhet të përmirësohet shumë jashtë fushës së lojës në mënyrë që të mundë të hyjë në fushë dhe ta japë më të mirën nga vetja. Unë shpresoj që ai do ta bëjë këtë, pasi që në këtë mënyrë do të kishim gjasa të mirë për të fituar”.

“Neymari nuk është një lider. Nuk mendoj se ai është lider. Nuk është ai. Ai mund t’i bëjë gjërat që i bën sepse është i mirë. Nëse është i fokusuar dhe i koncentruar, atëherë ai është lojtari më i mirë në botë”. 


(Kosova Sot Online)