Werner i gatshëm t’i bashkohet Liverpoolit

  • 23 April 2020 - 22:50
 Werner i gatshëm t’i bashkohet Liverpoolit

Sulmuesi gjerman është i hapur për një transferim në Anfield

Sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner është i gatshëm t’i bashkohet Liverpoolit, që ka vendosur të paguajë klauzolën e lojtarit 52 milionë funte, raporton Sky Sports.

Sido që të jetë, Redsat nuk duan të bëjnë lëvizje për gjermanin para se t’i skadojë klauzola me 15 qershor, me shpresën që për shkak të koronavirusit, krizës që do të shkaktojë, tani mund ta marrin më lirë.

Werner është bindur se stili i lojës së Liverpoolit i përshtatet shumë atij, por Bayern Munich gjithashtu është i interesuar për shërbimet e sulmuesit.

(Kosova Sot Online)