Dita kur Florentino bëri përpjekjen e fundit që Zidane mos të pensionohet

  • 23 April 2020 - 22:57
Dita kur Florentino bëri përpjekjen e fundit që Zidane mos të pensionohet

Cicinho ka zbuluar për ESPN se as 6.5 milionë eurot e ofruara nga Perez në sy të gjithë futbollistëve, paga më e lartë atë kohë – nuk bindën Zidanen që mos t’i varë atletet në moshën 34 vjeçare

Më 7 maj 2006, Zidane u tha lamtumirë tifozëve në “Santiago Bernabéu” në atë që ishte ndeshja e tij e fundit si lojtar i Los Blancos në stadiumin e tij, kundër Villarreal (3-3).

Ylli francez, i cili ishte në atë kohë 34 vjeç, vendosi të mos e përmbushë vitin e tij të kontratës me Real Madridin dhe të tërhiqet pas Kupës së Botës atë vit.

Por atë ditë, pas ndeshjes së fundit, Florentino Pérez bëri veprimin e fundit për të bindur Zizun që të vazhdojë të luajë.

Gjithçka ndodhi në dhomat e zhveshjes, ku Perez tentoi të përfitojë nga një shaka e Robinhos, megjithatë Zidane e kishte ndarë mendjen dhe s’kishte kthim prapa as për miliona euro.

Gjithçka ka zbuluar mbrojtësi brazilian, Cicinho, në një intervistë për ESPN.

Paga më e lartë atë kohë në Madrid ishte 6.5 milionë euro dhe Perez pranoi që t’ia ofrojë Zidanit po atë shumë pas shakas së Robinhos.

“Robinho me shaka tha ‘President, Zizu tha që nëse nënshkruan një kontratë dy vjeçare për 6.5 milion euro, nuk do të ndalet së luajturi’, të gjithë qeshën, por Florentino ishte serioz dhe u përgjigj: ‘Nëse dëshiron, do të të sjellë tani letrën për ta nënshkruar’. Topi ishte në anën e Zidane, nga i cili kthyem të gjithë sytë. Zidane mendoi për një moment, shikoi dhe tha: ‘Jo, jo … Nuk dua më shumë”, deklaroi Cicinho.

Zidane e veshi fanellën e Realit 225 herë, shënoi 49 gola dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një nga më të mirët në histori të Realit dhe futbollit përgjithësi.

Ai vazhdimisht mbahet mend për golin e bukur në finale të Champions League në vitin 2002, kur Reali fitoi trofeun e nëntë në histori.

Shumë vite më pas, ai u bë pjesë e një tjetër historie, fillimisht si ndihmës trajner në krah të Carlo Ancelottit kur Reali fitoi La Deciman dhe me të si trajner në stol Madridi fitoi tre herë me radhë, 2016, 2017 dhe 2018 – duke shkruar histori.

(Kosova Sot Online )