Zhegrova i ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dy video nga stërvitja

  • 24 April 2020 - 12:57
Zhegrova i ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram dy video nga stërvitja

Koronavirusi e ka goditur edhe botën e futbollit, duke bërë që ligat e futbollit të suspendohen përkohësisht në mënyrë që të mos ndikojnë në përhapjen edhe më të madhe të kësaj pandemie.

Njëra ndër kampionatet e ndikuara është edhe Superliga e Zvicrës, ku luan aktualisht edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i huazuar deri më 30 qershor nga klubi belg Genku.

Superliga e Zvicrës ishte njëra ndër kampionatet e para që reagoi duke i ndërprerë ndeshjet dhe seancat stërvitore dhe futbollistët u udhëzuan nga klubet e tyre t’i vazhdonte stërvitjet individualisht nëpër shtëpi.

Sulmuesi anësor 21-vjeçar ka treguar përmes dy videove të postuara në llogarinë e tij në Instagram se ai po vazhdon stërvitjet në mënyrë që të jetë gati për rinisjen e kampionatit, kurdo që të ndodhë kjo.

Zhegrova ka shfaqur formë më të mirë në Basel, ku ka qenë i huazuar që nga shkurti i vitit 2019 nga Genku, duke qenë më bindës veçanërisht gjatë periudhës së fundit të sezonit. Ai ka luajtur gjithsej në 19 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola e ka kontribuar edhe me katër asiste. 


(Kosova Sot Online)