Real Madridi është dorëzuar sa i përket Mbappes, të paktën për sivjet

  • 24 April 2020 - 15:59
Real Madridi është dorëzuar sa i përket Mbappes, të paktën për sivjet

“Los Blancos” janë dorëzuar për sulmuesin francez, të cilin do të mundohen ta transferojnë në verën e vitit 2021“Los Blancos” e pëlqejnë qe një kohë sulmuesin francez.

Mirëpo, Mbretërit tash janë të vetëdijshëm se nuk do të mund ta blejnë futbollistin e Paris Saint-Germainit këtë verë.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja franceze “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi do t’ia pamundësojë Realit që ta blejë kampionin e botës me Francën këtë verë.

Edhe PSG-ja së fundmi ka bërë të ditur se ish-futbollisti i Monacos nuk është në shitje.

Mbappe ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2022.

Dhe, klubi spanjoll do të mundohet ta transferojë atë në verën e vitit 2021. 

(Kosova Sot Online)