Interi e gjen në Belgjikë zëvendësuesin e Lautaros, gati oferta për Jonathan David

  • 25 April 2020 - 09:35
Interi e gjen në Belgjikë zëvendësuesin e Lautaros, gati oferta për Jonathan David

Interi pritet të mbetet pa yllin e tyre kryesor Lautaro Martinez, pasi argjentinasi ka kërkuar transferimin te Barcelona.

Neroazzurët janë gati ta lënë të lirë Lautaron të largohet vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 111 milionë eurove.

E duket se Interi tanimë ka gjetur edhe zëvendësuesin adekuat të Lautaros në San Siro.

Mediat italiane kanë raportuar se Neroazzurët kanë filluar bisedimet me skuadrën belge Gent për yllin kanadez Jonathan David.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer këtë edicion me klubin belg duke shënuar vazhdimisht.

20-vjeçari po kërkohet nga gjysma e Evropës, pas shkëlqimit me Gentin këtë edicion ku ka shënuar 23 gola e ka bërë 10 asistime në 40 ndeshje zyrtare.

Milan, Roma, Napoli, Arsenal, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, Everton, Ajax, Lyon janë vetëm disa nga skuadrat që duan shërbimet e tij.

Interi nga ana tjetër raportohet se ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurove për lojtarin e talentuar.

(Kosova Sot Online )