Roma në bisedime me yllin francez Florian Thauvin

  • 25 April 2020 - 09:43
Roma në bisedime me yllin francez Florian Thauvin

Roma pritet të futet fuqishëm në afatin kalimtar veror, në rast se bëhet ndryshimi i presidencës.

James Pallota është drejt largimit derisa Dan Friedkin pritet të jetë pronar i ri i Giallorosëve.

Kësisoj Giallorosët pritet të transferojnë emra të mëdhenj në Olimpico, dhe njëri nga ta është sulmuesi francez Florian Thauvin.

27-vjeçari ishte futbollisti kryesor i gjigantit francez Olympique Marseille edicionin e kaluar, teksa këtë sezon ka vuajtur nga një lëndim i gjatë dhe sapo është rikthyer në fushë.

Thuavin ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar rinovimin pasi synon një klub dhe kampionat më të madh.

Agjentët e lojtarit kanë pasur disa kontakte me drejtorin sportiv të Romës, Gianluca Petrachi dhe Thauvin është i gatshëm të transferohet në Serie A.

Roma pritet të mbetet pa tre sulmues në verë, pasi do të largohen Cengiz Under, Nikola Kalinic dhe Diego Perotti.

Kësisoj Giallorosët janë të gatshëm që për yllin francez të shpenzojnë deri në 30 milionë euro.

Gjithsesi kampioni i botës me Francën kërkohet edhe në Gjermani nga Dortmund e Bayern Munich si dhe nga Valencia e Atletico Madrid në Spanjë.

(Kosova Sot Online )