Pas futbollit, Davis ka vendosur tashmë se çfarë do të bëjë me jetën e tij

  • 25 April 2020 - 12:42
Pas futbollit, Davis ka vendosur tashmë se çfarë do të bëjë me jetën e tij

Në një intervistë dhënë së fundmi nga karantina e tij në Gjermani, talenti i Bayern Munich, Alphonso Davies, tha se dëshiron që një ditë të bëhet aktor, pas vëmendjes që ka marr me video të ndryshme në TikTok.

“Futbolli vjen në radhë të parë, por dua të bëhem aktor përfundimisht. Më pëlqen t’i argëtoj njerëzit dhe TikTok me jep këtë mundësi”, tha Davis.

“Kjo ua mundëson tifozëve që jo vetëm në fushë, por të njohin më mirë personalitetin tim edhe jashtë saj. Gjithashtu edhe mund ta kalojmë krizën e koronavirus kur të gjithë po qëndrojmë në shtëpi”.

19 vjeçari ditë më parë rinovoi me Bayernin deri në vitin 2025. 

(Kosova Sot Online)