Jose Mourinho del nga karantina dhe punon si vullnetar në kopshtin e klubit

  • 25 April 2020 - 13:25
Jose Mourinho del nga karantina dhe punon si vullnetar në kopshtin e klubit

Jose Mourinho po zhvillon punë vullnetare gjatë kësaj periudhe të karantinës, teksa i është bashkuar nismës së klubit të Tottenham për të ofruar perime dhe fruta të freskëta nga kopshti i klubit, për të gjithë personat në nevojë.

Nëpërmjet një video mesazhi, trajneri portugez shpërndau dëshirën e tij për të qenë i nevojshëm gjatë kësaj pandemie dhe njëkohësisht falënderoi stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po zhvillon.

Ja fjala e Mourinhos në video-mesazhin e shpërndarë:

Përshëndetje nga Jose!
Ky është kopshti në qendrën tonë stërvitore,ku ne rrisim fruta dhe perime të freskëta për ekipin e parë.
Tani këto produkte do të dërgohen,në qendrën tonë të shpërndarjeve në stadium,në mënyrë që t’i shpërndahen personave në nevojë!
Nga java e ardhshme, unë do të punoj vullnetarisht,për të ndihmuar në kopsht dhe për të dërguar ushqimet në stadium,
teksa e luftojmë bashkërisht këtë pandemi.
Shpresoj të jeni mirë dhe dua të falënderoj të gjithë heronjtë në vijën e parë për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë që në të jemi të shëndetshëm.

Ju faleminderit!

(Kosova Sot Online)