“Sancho është shumë larg Agueros, Messit & Di Marias”

  • 25 April 2020 - 13:51
“Sancho është shumë larg Agueros, Messit & Di Marias”

Askush s’mund ta mohojë se Sancho ëhstë futbollist i talentuar, ama tani për tani, sipas Neville, është shumë larg më të mirëve. Ai duhet të punojë shumë…

Gary Neville beson se Jadon Sancho nuk është aspak afër nivelit të lojtarëve si Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Lionel Messi dhe Angel Di Maria, të cilët kanë eksperiencë me fitimin e trofeve sezon pas sezoni.

Sancho është pjesë e Borussia Dortmundit që nga viti 2017, kur u transferua nga Manchester City.

20 vjeçari ka bërë deri më tani 90 paraqitje, ka shënuar 31 gola dhe ka dhuruar 40 asiste.

“Kemi bërë një grup të mirë të rinjsh në Angli. Por duhet shikuar lojtarët tjerë që ekzistojnë, lojtarët brazilian, lojtarët argjentinas, lojtarët gjermanë, lojtarët belg – s’jemi vendi i vetëm në botë”, tha ai.

“Kemi gjeneratë të artë? Gjeneratë e artë ka qenë Becks (David Beckham), Stevie [Gerrard], Frank [Lampard], [Wayne] Rooney, po ashtu Brazili me Rivaldo, Ronaldinho dhe Ronaldo”.

“Ju thoni kemi gjeneratë të artë por po harroni që vendet tjera kanë yje botërore. Argjentina ka Agueron, Higuainin, Messin, Di Marian, sa të mirë janë atë krahasuar me Jadon Sancho? Jadon Sancho nuk është as afër këtyre lojtarëve”.

“Le të jemi të qartë, Jadon Sancho është talent, por s’mund ta vendosim atë në një kategori me yje botërore që kanë fituar Kupën e Evropës apo Kupën e Botës. 

(Kosova Sot Online)