Guardiola vazhdon të insistojë për Bonuccin

  • 25 April 2020 - 14:00
Guardiola vazhdon të insistojë për Bonuccin

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është i etur për ta transferuar Leonardo Bonuccin, por Goal nga burime të sigurta ka mësuar se Juventusi nuk e ka për qëllim që ta shesë për asnjë çmim italianin.

Bonucci e ka veshur fanellën e Juves për 13 vite, ka bërë 372 paraqitje në total, ka fituar mbi 14 trofe.

32 vjeçari i befasoi të gjithë në vitin 2017 kur kaloi te Milani, por u rikthye një vit më vonë pas insistimit se o i mungon shtëpia në Torino.

Bonucci ka kontratë deri më 2024, por Guardiola do të bëjë të pamundurën për ta transferuar në Angli. 

(Kosova Sot Online)