Mbrojtësit më të mirë në botë sipas Marash Kumbullës

  • 25 April 2020 - 16:03
Mbrojtësit më të mirë në botë sipas Marash Kumbullës

Kumbulla ka zgjedhur mbrojtësit më të mirë në botë, të cilët duket të jenë model për shqiptarin

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, live në Instagram nga karantina ka folur për tema të ndryshme.

Ai gjithashtu është pyetur edhe për mbrojtësit më të mirë në botë aktualisht dhe Kumbulla nuk ka zgjedhur një, por tre.

“Unë mendoj se mbrojtësit më të mirë në botë janë Virgil van Dijk, Giorgio Chiellini dhe Sergio Ramos”, deklaroi Kumbulla.

Ai po shkëlqen te Hellas Verona dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Gjatë verës, ashtu si Amir Rrahmani, edhe Kumbulla pritet të ndërrojë skuadër.

(Kosova Sot Online)