Real Madrid: 11-shja e shekullit XXI, Ronaldo më i votuari!

  • 25 April 2020 - 16:05
Real Madrid: 11-shja e shekullit XXI, Ronaldo më i votuari!

Media braziliane ‘Globoesporte’ përmes një sondazhi ka ftuar tifozët brazilianë të zgjedhin njëmbëdhjetëshen më të mirë të Real Madridit të shekullit 21.

Cristiano Ronaldo ka marrë vota si më i miri i Los Blancos.

Portugez kryeson listën me më shumë se 29,000 vota, pas tij më të votuarit janë Zidane (pak më shumë se 27,000) dhe Sergio Ramos (27.500).

Pas 11 më të mirëve vijnë; Marcelo, Míchel Salgado, Toni Kroos, Hierro, Casemiro, Modric dhe gjithashtu Kaká.

Karim Benzema nuk është vlerësuar në këtë rast, tifozët brazilianë nuk e përfshijnë atë as ndër 20 më të mirët në historinë e fundit të Real Madrid. 

(Kosova Sot Online)