Futbollisti italian shërohet nga koronavirusi

  • 25 April 2020 - 18:41
Futbollisti italian shërohet nga koronavirusi

Klubi i Serie B, Venezia, e ka konfirmuar lajmi se futbollisti i tyre, Antonio Junior Vacca, është shëruar nga koronavirusi, pasi që ka dalë dy herë radhazi negativ në testin për virusin Covid-19.

Pandemia e koronavirusit e ka pasur një ndikim të madh në botën e futbollit, duke anuluar ndeshje dhe seanca stërvitore dhe duke i sjellë dëme financiare klubeve.

Megjithatë, përkundër që disa futbollistë janë infektuar me këtë virus, ata nuk kanë qenë në rrezik për jetë për shkak të gjendjes së tyre të mirë shëndetësore, që ua kërkon edhe aktivizimi në një sport si futbolli.

Mesfushori i Venezias, klubit që luan në nivelin e dytë të futbollit në Itali, i kishte përjetuar simptomat e para të koronavirusit në fillim të prillit, kur ndeshjet dhe seancat stërvitore veçse ishin ndërprerë që rreth tre javë.

Një test e kishte konfirmuar se ai është infektuar me koronavirus më 6 prill, kur edhe u bë futbollisti i parë i Serie B i infektuar,

Pas një periudhe vetëizolimi, Vacca doli negativ për herë të dytë në testin për koronavirus të shtunën dhe tani i është dhënë lajmi i mirë nga mjekët se është shëruar plotësisht. 

(Kosova Sot Online)