Pancev, ka rrëfyer se pendesa më e madhe në karrierën e tij është kalimi në Inter më 1992

  • 26 April 2020 - 11:24
Pancev, ka rrëfyer se pendesa më e madhe në karrierën e tij është kalimi në Inter më 1992

Ish-fituesi i Këpucës së Artë Evropiane, Darko Pancev, ka rrëfyer se pendesa më e madhe në karrierën e tij është kalimi në Inter më 1992.

Më 1991, ish-përfaqësuesi i Jugosllavisë po shkëlqente pasi e kishte fituar Këpucën e Artë Evropiane me Crvena Zvezdën dhe kishte përfunduar në vendin e dytë në garë për Topin e Artë, pasi Jean-Pierre Papin.

Forma e lartë ia mundësoi Pancevit kalimin në Inter në kulmin e karrierës së tij në moshën 27 vjeçare. Por kalimi në Inter nuk i funksioni atij.

Pancev dështoi në San Siro dhe si pasojë iu bashkua VfB Leipzig në huazim më 1993, para se të kalonte përfundimisht të Fortuna Dusseldorf më 1995.

Ai e ka qarë kalimin në Itali, duke thënë se është dashur t’i bashkohej një klubi tjetër duke ditur se klubet më të mëdha të Evropës e kërkonin.

“Gabimi im më i madh ishte kalimi në Inter. Sepse shkova në një ekip ku atmosfera ishte e keqe, një ekip që luante futboll mbrojtës dhe si një i huaj, ata më shikonin ndryshe. Mendoj se ata nuk më përkrahen mjaftueshëm për t’u përshtatur lehtësisht”, tha Pancev për Goal.

“Gabimi është i imi, sepse unë kam mundur të shkoja në ekipe si Real Madrid, Barcelona apo Manchester United, të cilat më vëzhgonin në atë kohë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)