Barça po ‘vuan’ për të gjetur ofertën e duhur për Martinezin

  • 26 April 2020 - 21:48
Barça po ‘vuan’ për të gjetur ofertën e duhur për Martinezin

Barcelona është duke dështuar në gjetjen e ofertës së duhur për ta marrë në Camp Nou Lautaro Martinezin, që kushton 111 milionë euro.

Barça nuk guxon ta blejë atë me para për shkak të krizës nga koronavirusi dhe për të ulur çmimin, ka ofruar disa lojtare, edhe nëse të gjithë së bashku do të vlenin mbi 111 milionë euro.

Megjithatë, Antonio Conte nuk është i kënaqur me emrat që Barça ka vendosur në ofertë, e që nuk janë bërë të ditur sipas Sky Sport Italia.

Në anën tjetër, Inter po insiston që mos ta lërë lojtarin të shkojë në Camp Nou.

Lautaro është zgjedhja e parë për sulmin e Barcelonës, por duhet të ngutet, pasi Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain mund të garojnë në aspektin financiar. 

(Kosova Sot Online)