“Ëndërroj që ta dërgojë Igor Gomesin në Real Madrid”

  • 26 April 2020 - 21:56
“Ëndërroj që ta dërgojë Igor Gomesin në Real Madrid”

Me 29 mars, AS raportoi nga burime të sigurta se Real Madridi ia ka vënë syrin talentit brazilian, Igor Gomes, mesfushori i Sao Paulos që ka 21 vjet.

Ai tashmë njihet se Kaka i ri për ngjashmërinë si ish lojtari i Los Blancos.

Ai ka rënë edhe në sy të Juni Calafat, skauti i Real Madridit në Brazil.

Sido që të jetë, agjenti i 21 vjeçarit, Wagner Ribeiro, e ka pranuar se e do Realin dhe do të dëshironte që klientit të tij t’ia veshë fanellën e bardhë.

“Kam punuar me Igor që kur ishte 12 vjeçar, ai është në radarin e shumë klubeve të mëdha evropiane”, u shpreh Ribeiro.

Është titullar në Sao Paolo, është lojtar ndryshe, ka karakteristika që iu pëlqen shumë klubeve të Evropës; shënon, luan mirë me topin, asiston… është lojtar i kompletuar”.

“Reali e do, por unë thash se nuk është momenti për të folur. Ëndërroj që një ditë ta dërgoj atë në Real Madrid. Më pëlqen Reali. Nëse do të kisha një mundësia, do ta dërgoja me kënaqësi”, shtoi ai mes tjerash për FOX.

Ribeiro ka dërguar në Europë lojtarë si Kaká, Neymar apo edhe Robinho. 

(Kosova Sot Online)