Zyrtare: Me 4 maj, Italia dalëngadalë do të tentojë t’i rikthehet realitetit

  • 26 April 2020 - 21:57
Zyrtare: Me 4 maj, Italia dalëngadalë do të tentojë t’i rikthehet realitetit

E mbyllur që në javën e parë të marsit, Italia do të kalojë në fazën e dytë të përgjigjes së pandemisë koronavirus nga 4 maji, kështu që lojtarët mund të stërviten fillimisht individualisht, ndërsa në grupe nga 18 maj, ndërsa Serie A pritet të rinisë me 2 qershor.

Testi i parë pozitiv me COVID-19 në Itali u zbulua me 20 shkurt dhe që nga atëherë, 26,644 persona kanë vdekur, mbi 100 mijë janë infektuar.

Në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve ka rënë në 260, më e vogla që nga 14 marsi, ndërsa kulmi ishte me 27 mars kur për 24 orë ndërruan jetë 919 persona.

Izolimi total i Italisë që nga fillimi i marsit duke se ka dhënë efekt dhe tani me 4 maj do të nisin dalëngadalë të rihapin vendin dhe po ashtu së shpejti pritet t’i shohim në fushë edhe futbollistët, lajmi eshte dhene nga Kryeministri, Giuseppe Conte.

(Kosova Sot Online)