Real Madrid interesohet për transferimin e Edin Dzekos

  • 27 April 2020 - 08:28
Real Madrid interesohet për transferimin e Edin Dzekos

Edin Dzeko ka përfunduar befasisht në radari e Real Madridit.

Sulmuesi boshnjak vlerësohet lartë në Evropë, por ai mund të largohet nga Roma nëse interesimi i Real Madridit bëhet më konkret.

Mediat spanjolle dhe ato italiane kanë raportuar se trajneri Zinedine Zidane e pëlqen boshnjakun dhe e sheh si një zëvendësues perfekt.

34-vjeçari ka kontratë me Romën deri në vitin 2022 dhe është lojtari më i paguar me shtatë milionë euro në sezon.

Roma mund ta lejoj largimin e sulmuesit pas krizës nga coronavirusi ku me pagën e tij do të mund t’i paguante dy ardhje të tjera.

Giallorosët do të ishin të kënaqur për ta shitur Dzekon nëse marrin një ofertë rreth 20 milionë euro.

Dzeko në Madrid shihet si zëvendësuesi ideal për Karim Benzeman, pasi lojtarët si Mariano Diaz e Luka Jovic pritet të largohen në verë nga Santiago Bernabeu.

(Kosova Sot Online )