Jack Wilshere nuk kishte dashur të transferohej te Arsenali si fëmijë

  • 27 April 2020 - 09:16
Jack Wilshere nuk kishte dashur të transferohej te Arsenali si fëmijë

Jack Wilshere ka njoftuar se kishte hezituar t’i bashkohej Arsenalit kur iu bë oferta nga klubi gjatë kohës kur ishte akoma fëmijë.

Mesfushori anglez u bë pjesë e Akademisë së Topçinjve që në moshën nëntëvjeçare dhe ishte lojtari më i ri që debutoi për ekipin e parë, në moshën 16 vjeçare. Ai ishte pjesë e Lutonit si fëmijë kur iu kërkua transferimi, ndërsa më pas regjistroi afro 200 paraqitje për Arsenalin para se të kalonte te West Ham Unitedi në vitin 2018.

“Po luaja për Lutonin dhe luanim kundër Barnetit dhe ishte një zbulues talentësh për Arsenalin. Pas ndeshjes, iu afrua babit tim dhe i tha që të shkoja me të. Madje as nuk tha se ishte provë. Thjesht donte që unë të nënshkruaja për Arsenalin”.

“Ishte e çuditshme, sepse duhej të kishte ndonjë afat kalimtar kur bëheshin gjërat e tilla, të jem i sinqertë me ju, nuk desha të shkoja”.

“Babai nuk më bëri presion asokohe. Nuk dija çfarë të bëja. E mbaj mend shumë mirë, isha nëntëvjeçar dhe ishin në park me një shok timin. Babai më tha: ‘Kjo është disa e fundit, duhet të marrësh një vendim’. I thash shokut time: ‘Futja, po shkoj te Arsenali’, pjesa tjetër është histori”, ka deklaruar Wilshere.

(Kosova Sot Online )