Arsenali është favorit për ta transferuar anësorin brazilian të Chelseat

  • 27 April 2020 - 09:42
Arsenali është favorit për ta transferuar anësorin brazilian të Chelseat

Ylli i Chelseat më gjasë do t’i bashkohet Arsenalit në verë sipas të gjitha gjasave.

Willian do të jetë lojtar i lirë në verë dhe ka shumë pak mundësi të nënshkruajë kontratë të re me të kaltrit.

Derisa është përfolur se Willian mund të kalojë në Liverpool apo Barcelonë, ESPN raporton se Arsenali është favorit në garë për të.

Kjo për shkak të prezencës së brazilianëve të tjerë në skuadër, të cilët ia kanë mbushur mendjen bashkatdhetarit të vet.


(Kosova Sot Online)