Donnarumma e vazhdon kontratën me Milanin?

  • 27 April 2020 - 15:54
Donnarumma e vazhdon kontratën me Milanin?

Portieri italian duket se është i fokusuar vetëm tek klubi aktual, duke i hequr dilemat për të ardhmen e tij

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas duket se do të jetë e lidhur me Milanin.

E përditshmja italiane “Tuttosport” shkruan se portieri italian pritet ta vazhdojë kontratën me “Rossoneri”.

21 vjeçari lidhej me një largim të mundshëm nga “San Siro” në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, ky mediumi është i bindur se përfaqësuesi italian është i vendosur për ta vazhduar karrierën tek Kuqezinjtë.

Kontrata aktuale e Donnarummas do të skadojë në fund të sezonit.

Interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur Juventusi, Chelsea dhe Paris Saint-Germaini.

Natyrisht, portieri italian do ta vazhdonte eksperiencën tek Milani vetëm nëse i ofrohet një kontratë më e majme.

(Kosova Sot Online)