Premierliga pesë zëvendësime brenda një loje?

  • 27 April 2020 - 16:34
Premierliga pesë zëvendësime brenda një loje?

Kampionati anglez mund ta lejojë zëvendësimin e pestë për ta shmangur lëndimin e lojtarëve pas koronavirusit

Premierliga po mendon t’ua lejojë ekipeve të saj t’i kryejnë pesë zëvendësime brenda një loje.

E gjithë kjo pas rikthimit të futbollit, i cili u ndërpre shkaku i pandemisë koronavirus, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Futbolli është ndërprerë për dy muaj dhe ekziston frika se pas rikthimit të tij, lojtarët do të rrezikojnë të lëndohen dhe t’ju “digjen” muskujt.

Ky po ashtu është një propozim i FIFA-s, i cili mund të marrë jetë në javët në vazhdim.

Momentalisht, në ligat evropiane lejohen tri zëvendësime brenda një loje për një ekip.

Futbolli evropian mund të rikthehet në fund të majit, eventualisht në fillim të qershorit. 

(Kosova Sot Online)