Barcelona i kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Rakitiçit

  • 27 April 2020 - 16:36
Barcelona i kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Rakitiçit

Mesfushori kroat mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, ku e pëlqejnë Juventusi, Interi e Napoli

Eksperienca e Ivan Rakiticit në Barcelonë mund të marrë fund pas pak muajsh.

Mesfushori kroat mund të largohet nga “Camp Nou”, ku thotë se nuk po e gjen trajtimin e duhur.

“E ardhmja e Ivan Rakiticit është gjithnjë e më larg Barcelonës”, ka shkruar sot e përditshmja katalunase “L’Esportiu”.

Nënkampioni i botës me Kroacinë ka kontratë me kampionin aktual spanjoll deri në vitin 2021.

Mirëpo, palët mund të ndahen gjatë verës që vjen.

Interesim për ish-futbollistin e Sevillës kanë shfaqur klubet italiane, Juventus, Inter dhe Napoli.

Gjithashtu, atë e pëlqen edhe Atletico Madridi.

Barcelona i kërkon 20 milionë euro për shërbimet e Rakiticit. 

(Kosova Sot Online)