Hap përpara në “rinisjen e Premierligës”

  • 27 April 2020 - 21:23
 Hap përpara në “rinisjen e Premierligës”

Klubet e Premier League kanë nisur rikthimin në stërvitje para rinisjes së sezonit me shumë mundësi me 8 qershor.

Futbollistët e Arsenal, Brighton & Hove Albion si dhe West Ham United kanë bërë stërvitje individuale në qendrat e tyre stërvitore të hënën, me masat e nevojshme, distancimin nga njëri tjetri.

BBC Sport shkruan se stërvitjet e plota mund të rinisin me 18 maj, ndërsa sezoni me 8 qershor.

Në këtë mënyrë, liga do të mbyllej në javën e tretë ose në fund të korrikut, duke i dhënë mundësi pastaj UEFA Champions Leagues dhe Europa Leagues, cka do të thotë se shumë ekipe që do të bien më herët, apo nuk janë në këto gara – mund t’i nisin përgatitjet për sezonin 2021/22 në javën e tretë të gushtit.

Edhe shefi i Premierligës ka dhënë sinjale se datat e publikuar nga BBC për rinisjen e stërvitjeve të plota dhe sezonit, mund të jenë të vërteta.

(Kosova Sot Online)