“S’kam folur me Zidanin që kur jam larguar nga Reali”

  • 27 April 2020 - 21:56
“S’kam folur me Zidanin që kur jam larguar nga Reali”

Dani Ceballos nuk ka folur me Zinedine Zidanen që kur u largua nga Real Madridi për të shkuar në formë huazimi te Arsenali.

Pavarësisht kësaj, mesfushori spanjoll shpreson që të luajë për Madridin sërish një ditë.

Valencia dhe Sevilla vazhdimisht lidhen me Ceballosin, por për tani ai është lojtar i Arsenalit dhe insiston se është i fokusuar t’i bëjë gjërat siç duhet kur të rinisë sezoni, nëse rinis.

“Nuk kam folur me Zidanin që kur jam larguar”, tha Ceballos për Movistar.

“Ka qenë e vështirë në një ekip me aq shumë lojtarë. Nuk mendoj se Zidane fol me lojtarët e huazuar”.

Kur u pyet nëse do të dëshironte të luajë për Realin sërish, ai u përgjigj: “Shpresoj. Tani kam kontratë me Arsenalin. Në këtë moment është e vështirë të luash në Madrid me gjithë ata lojtarë që janë. Tani jam i fokusuar që të jem i rëndësishëm në klub (Arsenal)”.

Ceballos e nisi mirë sezonin me Arsenalin, duke bërë paraqitje pozitive, por lëndimet e shpeshta e lanë shumë më pas në infermieri dhe tani numëron vetëm një gol dhe dy asiste, çka mund ta shtyjë Arsenalin që mos ta blejë kartonin e tij. 

(Kosova Sot Online)