Bayerni vendos për Ivan Perisicin

  • 27 April 2020 - 21:58
Bayerni vendos për Ivan Perisicin

Bayerni i Munich pritet të ushtrojë të drejtën e blerjes për sulmuesin anësor Ivan Perisic.

Ai iu bashkua gjermanëve verën e kaluar në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, nga Interi.

Lajmi vjen nga mediat kroate, të cilat citojnë burime nga brenda klubit bavarez dhe konfirmojnë se gjermanët po negociojnë me drejtuesit e Interit për uljen sadopak të shifrës finale të blerjes së kartonit të futbollistit.

Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka luajtur edhe fjala e trajnerit Hansi Flick, që është shprehur pro qëndrimit të kroatit në skuadër, bazuar në atë çka ai tregoi me fanellën e kampionëve gjermanë, ani pse ka treguar vetëm 5 gola në 22 paraqitje.

(Kosova Sot Online)