Sot 9 vite më parë Leo Messi turpëroi Realin në ‘Bernabeu’

  • 27 April 2020 - 22:00
Sot 9 vite më parë Leo Messi turpëroi Realin në ‘Bernabeu’

27 prill 2011, saktësisht sot 9 vite më parë… kthehemi pas në kohë për të rikujtuar gjysmëfinalen e parë të Champions League mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Ajo sfidë, e luajtur në “Santiago Bernabeu”, u vendos nga një njeri i vetëm, i pandalshmi atë kohë, Lionel Messi.

Pasi shënoi në minutën e 76-të golin e parë, argjentinasi dhuroi një perlë të vërtetë në të 87-tën, teksa dribloi kë i doli para dhe mposhti në fund legjendën, Iker Casillas.

Triumfi 2-0 në shtëpinë e Realit, e kualifikoi Barçën në finale, pasi sfida e kthimit u mbyllë 1-1 në “Camp Nou”.

Barcelona, në top formë atë kohë, me Messin zotërues i Topit të Artë, triumfoi krejtësisht në fund, duke e mposhtur Manchester Unitedin në finale, ku Leo tregoi edhe aty se ishte sezoni i tij, duke shënuar në triumfin 3-1 në ‘Wembley’.

Leo e mbylli sezonin 2010/11 me 53 gola në 55 ndeshje, 12 prej tyre në Ligën e Kampionëve në 13 paraqitje. 

(Kosova Sot Online)