50 Cent pretendon se do ta kishte rrahur McGregorin në rrugë

  • 28 April 2020 - 09:58
50 Cent pretendon se do ta kishte rrahur McGregorin në rrugë

Repisti amerikan, 50 Cent, ka pretenduar se ai do të kishte arritur ta mposhtë Conor McGregorin në një përleshje në rrugë, pas zënkës që e kanë pasur këta të dy shkaku i meçit të irlandezit kundër Floyd Mayweather.

Kalimi i McGregorit në boks në gusht të vitit 2017 solli shumë gjëra të reja. Ai u bë shumë më i pasur nga ai meç, mirëpo në anën tjetër bëri që të niset një mosmarrëveshje mes tij dhe repistit 50 Cent.

Marrëdhënia e mirë e repistit me rivalin boksier të McGregorit, Mayweather, bëri që ai të përmendet disa herë në periudhën para meçit, kur ylli i UFC kishte bërtitur: “Çkemi Nju Jork, 50 Cent është një b*shtër”.

50 Cent ishte pyetur më vonë për këtë deklaratë të McGregor dhe ishte pyetur se a mendon se do të mundë ta kishte rrahur McGregorin në një përleshje në rrugë.

“Kur e pashë atë, thashë ky budallai s’e di as më kë është duke u rrahur, me mua po me Floyd”, kishte thënë 50 Cent.

“A do ta kisha rrahur në rrugë? Po! Eja tani, ai peshon rreth 65 kilogramë!”

(Kosova Sot Online)