Barcelona ia ka dhënë aprovimin Juventusit për t’i filluar negociatat me mesfushorin Arthur

  • 28 April 2020 - 10:23
Barcelona ia ka dhënë aprovimin Juventusit për t’i filluar negociatat me mesfushorin Arthur

Barcelona ia ka dhënë aprovimin Juventusit për t’i filluar negociatat me mesfushorin Arthur, sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo.

23-vjeçari u transferua nga Gremio për 31 milionë euro në verën e vitit 2018 dhe deri më tani këtë sezon i ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, në të cilat ka kontribuar me katër gola dhe katër asiste.

Ai ka qenë që një kohë të gjatë i dëshiruara nga Juventusi, përderisa klubi italian besohej se është i gatshëm të bëjë ofertë për të për shkëmbim me qendërmbrojtësin Matthijs de Ligt.

Megjithatë, mediumet spanjolle raportonin se mesfushori nuk dëshironte të largohej nga Camp Nou dhe veçanërisht nuk e donte transferimin në Juventus.


Tani, Mundo Deportivo shkruan se Barcelona e ka bërë një tentim për ta mundësuar procesin e transferimit të Arthurit gjatë këtij afati kalimtar të verës, duke ia lejuar bardhezinjve të flasin drejtpërdrejt me brazilianin.

Kjo lëvizje e Barcelonës e tregon një bashkëpunim të mirë mes dy klubeve, që bën që gjiganti italian tani të jetë favorit për transferimin e Arthurit para Interit dhe Tottenhamit.

(Kosova Sot Online)