Rio Ferdinand i ka dalë në mbrojtje yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogbas

  • 28 April 2020 - 10:33
Rio Ferdinand i ka dalë në mbrojtje yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogbas

Rio Ferdinand i ka dalë në mbrojtje yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogbas, në zënkën e tij publike me Graeme Souness, duke thënë se legjenda e Liverpoolit e ka kritikuar pa nevojë mesfushorin francez.

Gjatë punës së tij si analist për Sky Sports dhe The Times, Graeme Souness ka qenë kritiku më i zëshën i Paul Pogbas, së fundi duke sugjeruar se është shumë e lehtë të luash kundër fituesit të Kupës së Botës dhe duke e akuzuar se nuk e ka marrë seriozisht shërimin nga lëndimi i tij.

Kur u pyet për kritikat e vazhdueshme të Souness, Pogba tha se ai nuk e di se kush është ai, duke insistuar se preferon të përqendrohet ta bëjë lojën e tij.

“Unë nuk ia kam idenë se kush është ai. Kam dëgjuar se ai ishte lojtar i mrekullueshëm dhe gjëra të tilla. Por, unë s’e njoh në fytyrë, thjesht ia di emrin”, ka thënë Pogba.

“Siç kam thënë, unë nuk jam dikush që i dëgjon shumë analistët. Shikoj shumë futboll, por nuk qëndroj pas ndeshjeve t’i dëgjoj ata të flasin se pse ndodhi kjo apo jo. Mua më pëlqen të përqendrohem te futbolli”.

Kjo deklaratë e Pogbas e nxiti një reagim të ashpër nga ish-futbollistët e Liverpoolit në Sky Sports, Souness dhe Jamie Carragher, të cilët e përqeshën francezin për këtë deklaratë. Megjithatë, legjenda e Manchester Unitedi tani i ka dalë në krahë Pogbas.

“Ai as nuk ka luajtur futboll këtë vit shkaku i futbollit. Nuk e di pse emri i tij është në buzët e njerëzve, ai as që ka luajtur në ndeshje. Nuk e kuptoj këtë, pse po flisni për Pogban? Ai nuk ka luajtur, kështu që nuk duhet të jetë pjesë e bisedës”.

“Nuk e kuptoj. E kuptoj që ai është lojtar i madh dhe ka status të rëndësishëm. Por, ai gjykohet ose portretizohet si i keqi në këtë sezon, kur në të vërtetë ai aq që ka pasur mundësi të luajë”.

“E kam parë që Graeme Souness reagoi duke i thënë t’i vendosë medaljet në tavolinë. Djalosh, dëgjom këtu, Pogba ka medalje të fituesit të Kupës së Botës. Është e vështirë të argumentosh me dikë që e ka fituar Kupën e Botës. Ai e ka fituar edhe kampionatin në Itali. Ka fituar shumë trofe”.

“Edhe Graeme ka fituar, por gjenerata ime, e veçanërisht ata të të gjeneratës së Graeme, duhet ta kuptojnë se këta djemtë tani nuk i shikojnë ata. Nuk e dinë se kush janë ata”.

“Deklarata e Paul Pogbas që tha se nuk e njeh atë si futbollist… unë e besoj këtë. Nuk është mungesë respekti, thjesht nuk e njeh atë. Është kaq e thjeshtë. Edhe unë do ta thosha të njëjtën gjë po të isha në vendin e Pogbas”.


(Kosova Sot Online)