Rregullat e reja: Lojtarët s’lejohen të pështyjnë në fushë

  • 28 April 2020 - 11:59
Rregullat e reja: Lojtarët s’lejohen të pështyjnë në fushë

Lojtarët do të mundë të ndëshkohen me kartonë të verdhë nëse pështyjnë në fushë kur të kthehen ndeshjet e futbollit, pasi që drejtori i Komitetit Mjekësor të FIFA-s ka thënë se kjo masë mund të ndërmerret për ta ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Përderisa Federata e Futbollit në Evropë janë duke u përgatitur për rinisje të kampionateve gjatë javëve të ardhshme, organet udhëheqëse janë shprehur të shqetësuar se mund të ketë përhapje të madhe të virusit mes lojtarëve në fushën e lojës.

Kjo pasi që futbollistët shpeshherë shihen teksa pështyjnë në fushë, ku edhe futbollistët e tjerë luajnë. Mirëpo, kryetari i Komitetit Mjekësor të FIFA, Michel D’Hooghe, ks paralajmëruar se kjo do të duhet të ndalohet.

“Kjo është një praktikë e zakonshme në futboll dhe nuk është shumë higjienike”, ka thënë D’Hooghe.

“Kështu që kur t’ia nisim sërish ndeshjeve, mendoj se do të duhet ta ndalojmë këtë në maksimum. Pyetja është se a do të mundë ta bëjmë këtë. Ndoshta lojtarët do të duhet të ndëshkohen me kartonë të verdhë”.

“Është shumë johigjienike dhe është mënyrë e mirë për përhapjen e virusit. Kjo është njëra ndër arsyet pse duhet të tregojmë kujdes para se t’ia nisim sërish ndeshjeve. Unë jam pesimist, por jam skeptik për momentin”

(Kosova Sot Online)